Zëdhënësi i VV-së: Kurti kurrë s’ka qenë anti-amerikan, kritikat i pati për delegacionin tonë

zedhenesi-i-vv-se:-kurti-kurre-s’ka-qene-anti-amerikan,-kritikat-i-pati-per-delegacionin-tone

Kryeziu thotë se Grenell nuk është i saktë në këtë koment të tij, meqë Kurti vazhdimisht ka synim ruajtjen e interesave dhe raporteve mes Kosovës e SHBA-së, njofton Klan Kosova.

”Richard Grenell nuk është i saktë sepse Albin Kurti nuk është anti-amerikan. Synimi për t’i ruajtur interesat dhe avancuar këto interesa, nuk është anti-amerikanizëm përkundrazi është vlerë e promovuar nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

”Nuk mendoj që është vlerësim i drejtë, sepse në një vend i cili pas SHBA-ve, është më pro-amerikani, nuk ka se si një anti-amerikan të jetë lideri më i votuar dhe më i përkrahuri në zgjedhjet e fundit”.

Më tej ai në Klan Kosova mohon që reagimin e tij Kurti ta ketë pasur me ndërmjetësuesit amerikanë.

”Kurti kundërshtinë e tij në cicërimën e tij të fundit në twitter, e ka pasur në raport me marrëveshjen dhe në raport me delegacionin kosovar që e ka negociuar dhe nënshkruar marrëveshjen”.

”Dhe mendoj që nuk do shumë mend, që kjo marrëveshje pavarësisht nën ndërmjetësimine  SHBA-ve, ka rezultuar të jetë e dëmshme – kryekëput për shkak të papërgatitjes dhe paaftësisë së delegacionit tonë, duke mos marrë asgjë në këmbim në raport me Serbinë, e lëre më njohjen”.