Vetura godet këmbësorin “te markat” në Prishtinë

vetura-godet-kembesorin-“te-markat”-ne-prishtine

Një person është goditur nga një veturë derisa po kalonte rrugën në vendkalimin afër tregut të gjelbër në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme. Në pamjet që i janë dërguar Gazetës Express shihet se policia dhe ambulanca kanë arritur në vendin e ngjarës.

Personi i lënduar është përcjell me autoambulancë drejt emergjencës ndërsa policia është marrë me shikimin e vendit të aksidentit.