Vazhdojnë punimet në lagjen Pejton, mbyllen disa rrugë

vazhdojne-punimet-ne-lagjen-pejton,-mbyllen-disa-rruge

Në disa rrugë të kryeqytetit janë duke u bërë punime. E shkak i punimeve, sot dhe nesër do të mbyllen tri rrugë në lagjen “Pejton”. Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian” nga ora 08:00 e së mërkurës e deri në orën 18:00 të enjten do të jenë të mbyllura për trafik. Nga komuna kanë bërë thirrje që të shfrytëzohen rrugët alternative.

Source