Turneu i boksit “Lah Nimani” më 19 dhe 20 shtator në Prishtinë

turneu-i-boksit-“lah-nimani”-me-19-dhe-20-shtator-ne-prishtine

Federata e Boksit e Kosovës bën të ditur se ka përfunduar të gjitha përgatitjet për organizimin e turneut ndërkombëtar “Lah Nimani”, i cili do të mbahet me 19 dhe 20 shtator në Prishtinë.

Për zhvillimin e këtij turneu, FboxK, ka bërë edhe kërkesë në Ministri për Kulturë, Rini e Sport, gjithnjë duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH, MSH dhe IKSHPK, transmeton Klan Kosova.

“FboxK ka paraparë që këtë vit turneu të organizohet me boksierë cilësor të rinj (youth) dhe senior (men’s) të cilët do të marrin pjesë në kampionatet Evropiane U-18 në Mal të Zi dhe U-22 në Itali muajin nëntor”, thuhet në njoftimin nga kjo federatë.

“Besojmë dhe shpresojmë se do të marrim lejen dhe të vazhdojmë aktivitetet sipas kalendarit të garave të dalura nga federata Evropiane EUBC dhe federata botërore AIBA”.

The post Turneu i boksit “Lah Nimani” më 19 dhe 20 shtator në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.