KOK kërkon me urgjencë lejimin e aktiviteteve sportive

kok-kerkon-me-urgjence-lejimin-e-aktiviteteve-sportive

Komiteti Olimpik i Kosovës ka kërkuar me urgjencë lejimin e aktiviteteve sportive në vend.

Në mbledhjen e 51-të të këtij komiteti, u konstatua se Qeveria duhet të lejojë zhvillimin e përgatitjeve për klubet dhe organizimin e aktiviteteve të tjera sportive, transmeton Klan Kosova.

“KOK konstaton se ndërprerjet e stërvitjeve kanë ndikuar në zvogëlimin e numrit të sportistëve nëpër klube e rrjedhimisht edhe shuarjen e klubeve”, thuhet në njoftim.

“Shumë trajnerë të klubeve kanë jetuar vetëm nga zeja e trajnerit dhe ndërprerja e stërvitjeve ka ndikuar në varfërimin e skajshëm të tyre, andaj kërkohet nga Qeveria e Kosovës që 5 milionë euro të premtuara nga Qeveria Kurti për mbështetje të sportit, kulturës e rinisë të ndahen me urgjencë, dhe poashtu të trajtohet mundësia që për sport të ndahen mjete financiare shtesë, sepse humbjet në sport, përveç tjerash, janë të mëdha edhe në aspektin financiar”.

“Njëkohësisht, KOK shpreh gatishmërinë që të takohet me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe personat përkatës vendimmarrës, për ta dhënë kontributin e vet profesional, në mënyrë që me propozimet e dhëna, ta bëjë më të lehtë vendimmarrjen nga institucionet përkat

The post KOK kërkon me urgjencë lejimin e aktiviteteve sportive appeared first on Klan Kosova.