Haxhi Avdyli: Nëse LDK-ja mbetet në Agim Veliun, vaj halli për të

haxhi-avdyli:-nese-ldk-ja-mbetet-ne-agim-veliun,-vaj-halli-per-te

“Nëse LDK-ja mbetet në këta njerëz, vaj halli për të. Sepse nuk kanë autoritet”, është shprehur Avdyli.

“Një parti si LDK-ja e viteve të 90-ta, të mbetet në Agim Veliun. Kjo lë shumë për të dëshiruar”.

Tutje, ai tha se Veliu nuk ka guxim të dalë në zgjedhje.

“Veliu nuk guxim të dalë në zgjedhje dhe mendon se po flet me njerëzit e LDK-së si në komunë dhe mund t’i përjashtojë kur të dojë”, tha Avdyli.

“Ai asnjëherë nuk del në debate me analistë. Kjo sepse duke heshtur është munduar ta krijojë një ide sikur është shumë i mençur”.

Gjithashtu Avdyli thotë se faktorizimi i tij u bë nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Faktorizimi i tij u bë nga Isa Mustafa”, shtoi Avdyli.