​Haradinaj-Stublla: Njohja reciproke Kosovë-Serbi është vonuar pas një dekade dialog

​haradinaj-stublla:-njohja-reciproke-kosove-serbi-eshte-vonuar-pas-nje-dekade-dialog

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se me nisja e një dialogu të tillë do të ishte pjesë e rolit të BE-së si një faktor i promovimit të bashkëpunimit dhe arritjes së progresit në rrugën evropiane.

“Dhjetë vjet pas rezolutës së Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, është koha që BE të fillojë dialogun midis BE dhe pesë vendëse jo njohëse të BE-së si pjesë e rolit të saj si një faktor i promovimit të bashkëpunimit dhe arritjes së progresit në rrugën e BE-së. Njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjithashtu e vonuar pas një dekade dialogu”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ndryshe, sot janë mbushur 10 vjet që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Emisari special i BE-së Mirosllav Lajçak sot më herët tha se është koha që procesi i dialogut të përfundojë me sukses.

Një raund tjetër bisedimesh midis kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq u mbajt të hënën në Bruksel, si pjesë e një dialogu nën kujdesin e BE-së.

Pas negociatave, Lajçak tha se “përparim i plotë” ishte bërë në tema të hapura më parë, bashkëpunimin ekonomik dhe personat e zhdukur dhe të zhvendosur.

Ndryshe, një takim i nivelit të ekspertëve do të mbahet javën e ardhshme dhe Hoti e Vuçiq do të takohen përsëri para fundit të shtatorit.