Në Klinë zbulohet një fushë me bimë narkotike

ne-kline-zbulohet-nje-fushe-me-bime-narkotike

Në Dresnik të Klinës është zbuluar një fushë në të cilën ishin të mbjella me bimë të dyshuara narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Policia ka njoftuar se gjatë së hënës njësia policore ka hasur në këtë fushë. Aty afër policia ka takuar dy persona, ku njëri është arrestuar e tjetri kishte ikur. Por më vonë, policia ka arritur ta arrestoj edhe atë.

Aty ishin mbjella 41 bimë të madhësisë së ndryshme. E tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar 1.3 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe dy telefona mobil.

“Njësia policore ka raportuar se ka hasur në një fushë të mbjella me bimë të dyshuar narkotike, e llojit Kanabis Sativa. Aty ishin të mbjella 41 bimë të madhësisë së ndryshme. Aty në afërsi janë takuar dy meshkuj kosovarë, ku njëri është arrestuar, ndërsa tjetri ka arrit të ik dhe më vonë është arrit të arrestohet. Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar 1.3 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe dy telefona mobil”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njëri nga të arrestuarit dhe dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

“Gjatë arrestimit, lëndime trupore kanë pësuar një i dyshuar dhe dy zyrtar policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, bimët janë shkartuar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.