Aksident hekurudhor në Portugali, dy të vdekur e rreth 40 të lënduar

aksident-hekurudhor-ne-portugali,-dy-te-vdekur-e-rreth-40-te-lenduar

Të paktën dy persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa më shumë se 37 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti hekurudhor në Portugali.

Një tren i shpejtësisë së lartë është përplasur me një makineri mirëmbajtjeje në qendër të Portugalisë të premten, në qytetin Coimbra.

Më shumë se 160 mjekë dhe zjarrfikës mbërritën në vendin e ngjarjes, për t’i dhënë ndihmën e parë personave të lënduar.

Kryetari i bashkisë së Coimbra-s konfirmoi se viktimat ishin duke punuar në shina në momentin kur ndodhi aksidenti, ndërsa drejtuesi i trenit është mes 7 personave që ndodhen në gjendje të rëndë pas kësaj ngjarje.