Madridi dëshiron ta lë huazim Ceballosin në Arsenal

madridi-deshiron-ta-le-huazim-ceballosin-ne-arsenal

Dani Ceballos mund të luajë edhe për një sezon në Arsenal

Sipas Onda Cero, Real Madridi dëshiron që lojtari i vet të vazhdojë huazimin edhe për një vit në skuadrën londineze.

Spanjolli ka qenë në top formë në ndeshjet e fundit dhe klubi i tij tashmë dëshiron që ai të vazhdojë aventurën edhe për një vit në Londrën Veriore.

Real Betis po ashtu ishin lidhur me një transfer të Ceballos, i cili luajti në këtë klub për tri vite, nga 2014 deri më 2017, por duket se spanjolli është i lumtur me skuadrën ku luan tani dhe edhe ai dëshiron të vazhdojë me Gunners.

The post Madridi dëshiron ta lë huazim Ceballosin në Arsenal appeared first on RahovesNews.