Dr. Fauci dëshmon në Kongres lidhur me mënyrën se si është trajtuar pandemia në vend

dr.-fauci-deshmon-ne-kongres-lidhur-me-menyren-se-si-eshte-trajtuar-pandemia-ne-vend

Eksperti kryesor i qeverisë për sëmundjet infektive Anthony Fauci dëshmon të premten përpara një komisioni të posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve që po kryen hetime lidhur me mënyrën se si është trajtuar pandemia e koronavirusit në vend.

Dëshmia e tij vjen në një kohë kur situata është përkeqsuar dhe vendi është ngërthyer nga pasiguria. Zoti Fauci do të dëshmojë së bashku me kreun e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve doktor Robert Redfield dhe admiralin Brett Giroir, zyrtar i Shërbimeve Shëndetësore e Humanre dhe i ngarkuari me çështjet e testimit.

Komisioni është i ndarë në qëndrime mbi mënyrën e rihapjes së shkollave e bizneseve, duke pasqyruar ndarjet që ekzistojnë mes amerikanëve. Një rritje e rasteve në jug dhe perëndim të vendit i ka shuar shpresat për një kthim të shpejtë në normalitet. Në disa shtete vazhdojnë të raportohen probleme që lidhen me mungesen e testeve apo kohën e gjatë për të marrë përgjigje.

Ditët e fundit zoti Fauci tha se amerikanët nuk mund të rrinë pa u shqetësuar lidhur me situatën që ka krijuar COVID-19 dhe se duhet të dyfishojnë masat themelore siç janë vendosja e maskave në publik, ruatja e distancës fizike, shmangia turmave dhe hapësirave të mbyllura.

Këmbëngulja e zotit Fauci ka nxitur zemërimin e disa prej mbështetësve të Presidentit Donald Trump që kanë bërë thirrje për largimin e tij nga detyra. Në një intervistë për agjencinë “Associated Press” në fillim të kësaj jave, zoti Fauci tha se ai ishte “shqetësuar” nga opozita e fortë në disa pjesë të vendit për të vendosur maska si një masë mbrojtëse për shëndetit publik. Që nga fillimi i pandemisë rreth 4.5 milionë amerikanë janë infektuar nga koronavirusi dhe më shumë se 152 mijë kanë vdekur. AM

The post Dr. Fauci dëshmon në Kongres lidhur me mënyrën se si është trajtuar pandemia në vend appeared first on Rahovecnews.net.