Ibrahimovic: Unë jam si Benjamin Button

ibrahimovic:-une-jam-si-benjamin-button

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, thotë se është si Benjamin Button dhe se gjithmonë ka qenë i ri dhe asnjëherë i vjetër, pasi i shënoi dy gola dhe e dhuroi një asist në fitoren e kuqezinjve kundër Sampdorias në Serie A të mërkurën.

38-vjeçari i ka shënuar nëntë gola që prej se iu ribashkua Milanit në janar, pasi u largua nga LA Galaxy.

Kontratë e tij me Milanin skadon në përfundim të këtij sezoni, por gjasat janë që ai ta vazhdojë atë për edhe një vit tjetër.

“Njerëzit më thonë se jam i vjetër dhe i lodhur, por unë veç po ngrohem”, tha Ibrahimovic.

Ibrahimovic po i referohej karakterit kryesor në filmin që fitoi Oscar, “The Curious Case of Benjamin Button” – i luajtur nga aktori Bred Pitt – i cili rinohet.

Milani e ka siguruar një vend në top gjashtëshe në Serie A një javë para përfundimit të sezonit, por do t’i duhet të luajë në kualifikime për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

“Ibrahimovic më thotë se ndihet mirë dhe është i lumtur, këtë po e dëshmon me punë çdo ditë”, tha Stefano Pioli, trajneri i Milanit.

The post Ibrahimovic: Unë jam si Benjamin Button appeared first on RahovesNews.