Thaçi e Hoti: Enver Zymberi dha jetën për mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës

thaci-e-hoti:-enver-zymberi-dha-jeten-per-mbrojtje-te-integritetit-territorial-te-kosoves

Pas homazheve në nder të Zymberit, Thaçi tha se se ai dha jetën për mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës.

Sipas Thaçit, 25 korriku i viti 2011 shënon ditën e bashkimit të Kosovës, kur Njësit Speciale bënë veprimin më të duhur të mundshëm, veprimin Kushtetuese dhe ligjor në mbrojtje të vendit.

“Sot bëjmë nderimin më të lart shtetërorë për heroin Enver Zymberi, i cili dha jetën në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës. 25 korriku i viti 2011 shënon ditën e bashkimit të Kosovës, kur Njësit tona Speciale bënë veprimin më të duhur të mundshëm, veprimin Kushtetuese dhe ligjor në mbrojtje të vendit, prandaj sot të gjithë jemi këtu të bashkuar për të kujtuar këtë dite dhe për të kujtuar jetën dhe veprën e Enver Zymberit”, ka thënë Thaçi, përcjell Rahovecnews.net.

Edhe kryeministri Hoti tha se Zymberi dha jetën duke mbrojtur rendin kushtetuese dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Sot bëmë nderime për Enver Zymberi, për rënin e tij në krye të detyrës për të mbrojtur rendin e kushtetuese dhe integritetin territorial të vendit. Ne i jemi mirënjohës atij dhe familjes së tij dhe gjithë oficereve që kanë rënë në krye të detyrës dhe që po bëjnë punën e tyre çdo ditë, i përgëzojë për këtë dhe u jam mirënjohës përgjithmonë”, ka thënë Hoti. /Rahovecnews.net/