Spanja ka shënuar 2,255 raste të reja në 24 orë, gjersa Katalonia ka mbyllur klubet e natës për dy javë për shkak të frikës për valën e dytë.
Qeveria Katalunase ka ecur përpara me kërcënimin e saj për të mbyllur diskot në të gjithë rajonin pasi numri i rasteve u rrit në 319.501 dje.
Klubeve të natës u është thënë se duhet të mbyllin dyert e tyre për dy javët e ardhshme.
Masa vjen pasi zyrtarët spanjollë të shëndetit pranuan se mund të përballeshin me një valë të dytë koronavirus.
Rajonet e Katalonisë dhe Aragonit janë dy zonat më të prekura.
Pesë zona të Spanjës tani janë vënë në bllokim për të frenuar përhapjen e virusit; Katalonja, Zaragoza, Pamplona, Totana dhe A Marina. A.I
The post Spanja shënon 2,255 raste të reja me koronavirus brenda ditës appeared first on Rahovecnews.net.