PSG me lajme të reja për dëmtimin e Mbappes

psg-me-lajme-te-reja-per-demtimin-e-mbappes

Paris Saint Germain ka mohuar që Kylian Mbappe t’i ketë dëmtuar ligamentet, por ende ka gjasa që ai të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atalantës.

Testet e para kanë konfirmuar se lojtari më shumë ka gjasa ta ketë ndrydhur kyçin e këmbës së djathtë se sa t’i ketë dëmtuar ligamentet.

Megjithatë, do të bëhen teste me të hollësishme dhe shkalla e dëmtimit do të mësohet pas 72 orëve, njofton klubi.

Skuadra e Thomas Tuchel me 8 gusht përballet me Atalantën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe gjasat që Mbappe të zbresë në fushë, duke parë që po përdor paterica – janë të pakta.

The post PSG me lajme të reja për dëmtimin e Mbappes appeared first on RahovesNews.