E në lidhje me këto deklarata të kryeministrit, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, shkruan Rahovecnews.net.
Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se konstatimi i Hotit është i padrejtë.
Sipas saj, inspektorati dhe policia duhet të motivohen dhe inkurajohen për punën që po e bëjnë.
Postimi i plotë:
Deklarata e Kryeministrit Hoti se: Policia dhe Inspektorati po shkelin vendimet e Qeverisë, nuk po zbatojnë masat anti-Covid, është e pa pranueshme dhe e padrejtë.
Policia e Kosovës dhe inspektoriati duhet të motivohen dh te inkurajohen për punën që po bëjnë që nga lajmerimi i rasteve të para me Covid19.
Nëse nuk mund të bëjmë më shumë për ta, të jemi të paktën mirënjohës dhe falenderues për sakrificën e tyre. /Rahovecnews.net/