Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se vetëm të bashkuar, shqiptarët kudo ndodhen, arrijnë faktorizimin politikë e rajonal.
“Takim i përzemërt me Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat, njëkohësisht Kryetarin e Unionit Demokratik Shqiptar, Mehmet Zenka. Rruga jonë Euro-Atlantike është qëllim i përbashkët, andaj bashkërendimi i veprimeve politike dhe kombëtare është predispozitë thelbësor. “Vetëm të bashkuar, shqiptarët kudo ndodhen, arrijnë faktorizimin e vet politik e rajonal”, ka shkruar Haradinaj-Stublla. /Rahovecnews.net/