Daçiq thotë se Kosova s’e ndali fushatën e njohjeve, paralajmëron reagimin e Serbisë

daciq-thote-se-kosova-s’e-ndali-fushaten-e-njohjeve,-paralajmeron-reagimin-e-serbise

Ai tha se në një marrëveshje me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të kenë gati një përgjigje, njofton Klan Kosova.

Daçiq po thotë se nuk u befasua nga deklarata e Hotit dhe kujtoi që Beogradi, menjëherë pas njoftimit të të dërguarit special Richard Grenell, shprehu dyshim se Prishtina do të respektonte marrëveshjen për të hequr dorë nga lobimi.

“Ata gënjejnë gjatë gjithë kohës gjatë dialogut, gënjeshtra është baza e ekzistencës së tyre. Ata nuk duan asnjë marrëveshje apo kompromis, ata thjesht duan që Serbia të njohë Kosovën”, deklaroi Daçiq për Sputnik.

Ai theksoi se një sjellje e tillë është absolutisht e papranueshme për Serbinë.

Daçiq iu referua një postimi në Twitter të datës 15 qershor se Kosova dhe Serbia janë dakorduar që të ndalin fushatën e çnjohjes.

“Lajm i shkëlqyeshëm! Kam marrë angazhimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë se do të ndalojnë përkohësisht fushatën e çnjohjeve dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Uashington, DC në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime për dialogun”, kishte shkruar Grenell.