Trump dhe princi Salman biseduan për ekonominë globale

trump-dhe-princi-salman-biseduan-per-ekonomine-globale

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka biseduar me princin saudit të kurorës, Muhamed bin Salman, ndërsa gjatë bisedës është diskutuar për ekonominë globale dhe bashkëpunimin në mbrojtje, transmeton Kosova Post.

Zëvendës zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere në deklaratën e shkruar tha se Trump dhe Salman zhvilluan bisedë telefonike.

Ai theksoi se gjatë bisedës është biseduar për “ndodhitë pozitive” lidhur me epideminë e COVID-19 dhe jetësimin e ekonomisë globale.

“Presidenti Trump dhe princi i kurorës po ashtu biseduan për partneritetin e fuqishëm mbrojtës mes SHBA-ve dhe Arabisë Saudite”, tha Deere.

Trump dhe Salman prekën edhe çështje të tjera bilaterale dhe rajonale ndërsa Trump i uroi një shërim të shpejtë mbretit saudit Salman bin Abdulaziz, i cili u transferua në spital disa ditë më parë./(AA).

The post Trump dhe princi Salman biseduan për ekonominë globale appeared first on Rahovecnews.net.