Shënohet numri më i madh i rasteve ditore në botë që nga fillimi i pandemisë

shenohet-numri-me-i-madh-i-rasteve-ditore-ne-bote-qe-nga-fillimi-i-pandemise

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka raportuar sot numrin më të madh të rasteve ditore me koronavirus deri tani, me 284,196 raste të konfirmuara në 24 orët e fundit.

Rritja më e madhe e numrave u regjistrua në SHBA, Brazil, Indi dhe Afrikë të Jugut, sipas raportit ditor. Numri i të vdekurve arriti në 9,753 brenda ditës, numri më i madh që nga rekordi prej 9,797 të vdekurve që u regjistrua më 30 prill.

Para kësaj, numri rekord i cili u regjistrua nga OBSH ishte 259,848 persona të infektuar më 18 korrik. Mesatarja e të vdekurve ka qenë 5,000 persona brenda dite në korrik, nga mesatarja prej 4,600 në qershor.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në tërë botën është 15,594,551 sipas Universitetit Johns Hopkins, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 636,262 persona./KOHA/

The post Shënohet numri më i madh i rasteve ditore në botë që nga fillimi i pandemisë appeared first on Rahovecnews.net.