Pranoi se shtiu me armë pa leje në dasmë, gjykata e dënon mitrovicasin

pranoi-se-shtiu-me-arme-pa-leje-ne-dasme,-gjykata-e-denon-mitrovicasin

Një vit burg me kusht dhe 400 euro gjobë, ka shqiptuar Gjykata Themelore në Mitrovicë, ndaj të akuzuarit për armëmbajtje dhe përdorim të armës, Murat Miftari.

Dënimi me burg ndaj tij, nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda dy vjetësh.

Ndërsa, gjobën prej 400 eurosh, ai është obliguar që ta paguajë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Ndaj tij, është shqiptuar edhe dënim plotësues, konfiskimi i armës, që ka qenë pjesë e kryerjes së dy veprave penale, raporton BetimipërDrejtësi.

Krahas kësaj, i pandehur Miftari është obliguar që në emër të kompensimit të viktimave të paguajë shumën në vlerë prej 50 euro, dhe në emër të paushallit gjyqësor 20 euro.

Aktgjykimin e ka shpallur gjykatësi Bekim Veliqi, pasi paraprakisht në seancën e së premtes, i akuzuari e ka pranuar fajësinë për të dy veprat penale.

Prokuroria Themelorë në Mitrovicë, me 27 shkurt 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj Murat Miftari, duke e ngarkuar me dy vepra penale.

Sipas aktakuzës, me datën 28 korrik 2015, në fshatin Vaganic komuna e Mitrovicë edhe pse ishte në gjendje të kuptonte rëndësinë e veprës së tij dhe të drejtonte veprimet e tij, i vetëdijshëm për ndalimin e veprimeve të tij donte ekzekutimin e të njëjtit, pa autorizim posedonte një armë zjarri e cila është e ndaluar për civil dhe përdorim sipas ligjit për armë të Republikës së Kosovës neni 4 pika 1 nen pika 1.1.2 dhe atë pushkën automatike model AK-47, kalibrit 7.62x39mm, një karikator me 8 plumba kalibrit 7.62x39mm, kur gjatë kontrollës nga zyrtaret policor në shtëpinë familjare të pandehurit arma me karikator u konfiskua.

Më këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374 pargrafi1 të KPRK-së.

Sipas dispzoivit të dytë të aktakuzës, të njëjtën ditë dhe vendin e njëjtë si në dispozitiv të aktakuzës nen piken 1 edhe pse ishte në gjendje të kuptonte rendësin e veprës së tij dhe të drejtonte veprimet e tij, dhe i vetëdijshëm për ndalimin e veprimeve të tij donte ekzekutimin të njëjtë, përdori armën në atë mënyrë që në oborrin e shtëpisë së tij në shenjë të ahengut familjar nga arma e zjarrit- pushkës automatike model AK-47, kalibrit 7.62x39mm, gjuajti 13 plumba.

Më këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375 pargrafi.1 të KPRK-së.