Veseli: Jam prekur nga Koronavirusi

veseli:-jam-prekur-nga-koronavirusi

Kadri Veseli, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka rezualtuar pozitiv me koronavirus.

Veseli ka njoftuar përmes Facebookut se pas testit që ka bërë sot ka rezultuar pozitiv, ku edhe ka njoftuar se për momentin është mirë me shëndet.

“Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2.”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2. Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.

Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!

The post Veseli: Jam prekur nga Koronavirusi appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.