Trump: Në disa qytete do të dërgohen më shumë forca federale të sigurisë

 trump:-ne-disa-qytete-do-te-dergohen-me-shume-forca-federale-te-sigurise

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se në qytete me krime të larta do të dërgohen më shumë forca federale të sigurisë, e veçanërisht në Chicago, transmeton Kosova Post.

Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë tha: “Kohët e fundit, kishte një lëvizje radikale për të pakësuar numrin e anëtarëve në agjencitë e sigurisë dhe për të shkurtuar fondet e tyre.Politikanët ekstremistë gjithashtu e përkrahën këtë luftë anti-policore”.

“Ky gjak që çdo ditë po derdhet duhet të ndalet”, tha Trump, duke theksuar rritjen e sulmeve të armatosura, vrasjeve dhe dhunës në qytetet kryesore të vendit pas këtyre ngjarjeve’.

Duke theksuar se qeveria federale do të ndërmarrë hapa seriozë në luftën kundër krimit, Trump tha: “Unë dua të njoftoj se forcat federale të sigurisë të caktuara për komunitetet amerikane që janë bllokuar në krime të dhunshme do të rriten.

‘Ju shikoni se çfarë po ndodh në të gjithë vendin, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç që të ndërhyjmë në këtë çështje”.

Duke nënvizuar se nivelet e krimit janë rritur në qytete të tilla si New York, Philadelphia dhe Minneapolis në vend, ai theksoi se Chicago ishte qyteti që pësoi më shumë për shkak të këtyre krimeve./KosovaPost/.

The post  Trump: Në disa qytete do të dërgohen më shumë forca federale të sigurisë appeared first on Rahovecnews.net.