Sejdiu: Jam i gatshëm që t’i shërbejë vendit si president

sejdiu:-jam-i-gatshem-qe-t’i-sherbeje-vendit-si-president

Sejdiu tha ndër të tjera se askush nuk mund ta prekë luftën e Kosovës, pasi ajo është e shenjtë.

Duke komentuar situatën e krijuar mes dy presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, ai tha se nuk beson se SHBA ka qenë pas projekteve për ndarjen e Kosovës.

“Procesi Thaçi-Vuçiq ka qenë shqetësim i vazhdueshëm i qytetarëve kosovarë,”.

Kjo deklaratë e Sejdiut vjen në një moment kur Presidenti aktual Hashim Thaçi dhe ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, janë thirrur në gjykatën speciale në Hagë.

Gjatë intervistës për Pekën, Sejdiu tha se nuk ka besuar se do ketë një koalicion të qëndrueshëm LDK-VV.

“Ujdia do të ishte afatshkurtër. Isha skeptik dhe nuk besoja te LDK”.

Duke folur për situatën në LDK, ai tha se “jam i vetmi themelues gjallë i LDK në strukturat drejtuese të partisë”.

Ai tha se disa prej figurave kryesore të LDK si Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani kanë qenë pjesë e kabinetit të tij.

Sejdiu akuzoi Isa Mustafën se ia ka punuar pas shpine, teksa theksoi se Mustafa nuk ka qenë themelues i LDK.