Kuçi: Janë 2 mijë e 315 punëtorë në Telekom, duhet t’ju dalim zot atyre

kuci:-jane-2-mije-e-315-punetore-ne-telekom,-duhet-t’ju-dalim-zot-atyre

Kuçi ka thënë se ka bërë përpjekje të pandalshme për të evituar këtë situatë.

Ai tha se ka pasur takim edhe me menaxhmentin e Dardafon, bordin e Telekomit, kryetarin e Gjykatës së Apelit, e kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se nuk është gjetur marrëveshja deri tani, por tha se shteti duhet t’ju dalë zot 2315 punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike.

“Janë 2315 punëtorë që marrin pagë. Pa marrë parasysh se si janë punësuar, ne duhet tash që t’u dalim zot. Gjithçka që tash ka ndodhur me Telekomin, ka një histori të gjatë dhe të njohur. Që nga fillimi i mandatit i Ministrisë…. jam marrë me Telekomin. Bllokimi i llogarive nga gjykata Themelore, na ka nxjerr në një pozitë tjetër. Ne jemi të obliguar që të gjejmë një zgjidhje të shpejtë”, tha ai.

Kuçi tha po ashtu se kjo çështje duhet të jetë subjekt hetimi i një komisioni të ri parlamentar.

“Kjo çështje duhet të jetë subjekt i hetimit. Ju lus ta aktivizoni ndonjë komision hetues për ta vazhduar punën”, theksoi ai. Po ashtu, me rrezikimin e falimentimit të Telekomit, Kuçi tha se rrezikohet edhe siguria nacionale, ngase sistemi i komunikimit të institucioneve është tërësisht i bazuar mbi Telekomin e Kosovës. “I gjithë sistemi qeveritar është bazuar në sistemin e telekomit, ku përfshihet edhe pjesa e sigurisë. Me falimentimin e Telekomit, rrezikohet edhe siguria nacionale”, tha ai. /Rahovecnews.net/