Zeka: Nëse Thaçi nuk do t’i përgjigjej Speciales, do të arrestohej

zeka:-nese-thaci-nuk-do-t’i-pergjigjej-speciales,-do-te-arrestohej

Sipas Zekës, bërja publike e aktakuzës ka qenë një luftë e hapur mes BE-së dhe SHBA-së.

Milaim Zeka: Prokuroria ka pasur një strategji, që nëse Thaçi nuk do të përgjigjej, sipas informacioneve që kam, do të arrestohej dhe konsideroj se mbrojtja në heshtja e dëmton çdo njeri që pretendohet se ka bërë krime lufte. Presidenti është mbrojtur në heshtje.

Bërja publike e aktakuzës ka qenë një luftë e hapur mes BE-së dhe SHBA-së. Dihet se boshti Gjermani-Francë janë publikisht kundër politikave të Trump-it dhe rritja e dinamizmit për ta arritur një marrëveshje jetike për Kosovës mes asaj dhe Serbisë, solli publikimin e aktakuzës atëherë ku Thaçi po nisej drejt Uashingtonit.

Zeka tha se vetëm Kosovës i shërben marrëveshja, sepse sikurse të mos ishte presioni i ndërkombëtarëve Serbia nuk do të fliste as për pluhurin e rrugës në Kosovë.

Milaim Zeka: Shumë analistë që nuk ia kanë haberin analizës, sepse flasin për të gjitha çështjet e fushat. Shumë herë po thonë se po nxitohet që të arrijmë një marrëveshje me Serbinë. Vetëm Kosovës i shërben marrëveshja, sepse sikurse të mos ishte presioni i ndërkombëtarëve Serbia nuk do të fliste as për pluhurin e rrugës në Kosovë. SHBA ka qenë lokomotiva e zgjidhjes së gjitha problemeve mbarëshqiptare. BE është e përçarë. Tjetër strategjia ndjekin vendet skandinave, tjetër Franca dhe Serbia, apo edhe Italia. Ne jemi një vend shumë i vogël, Shqipëria dhe Kosova janë sa një shopping center në Berlin ose Uashington.

Referuar çështjes së shkëmbimit të territoreve, Zeka u shpreh se politikanët në Shqipëri dhe Kosovë kanë shpikur idenë se do t’i shiten territore Serbisë.

Milaim Zeka: Politikanët në Shqipëri dhe Kosovë kanë shpikur idenë se do t’i shiten territore Serbisë. Këtu u shpik tradhtia e Thaçit. Këtu nuk ka asgjë të vërtetë. Ai është kundërshtari im më i madh. Një njeri si ai që ka luftuar dhe është dënuar me burg, tani do ta shiste Kosovën, në paqe. Këto ide i ka nxitur më shuam në Shqipëri Edi Rama që është marrë me çështjen e Kosovës për populizëm dhe për të marrë vota. Edi Rama ka folur me një patriotizëm ekstrem në Kosovë, ndërkohë që Kosovës i ka vënë taksë 10 euro, kur e di që turizmi shqiptar mbahet nga kosovarët.

Zeka shtoi se formimi i asosacionit të komunave serbe, do të ishte krijimi i shteteve të vogla brenda Kosovës.

Milaim Zeka: Nuk ka pasur marrëveshje për tradhti dhe shitje të territorit të Kosovës. Thaçi ka qenë në krahasim me Vuçiçin sikurse lepuri me elefantin. Fuqia e tij ndërkombëtare ka qenë e madhe. Ka qenë si lëvizje për të dëmtuar dialogun. Nëse Serbia krijon asosacionin e komunave serbe në Kosovë, atëherë ne të gjithë duhet ta lëshojmë Kosovën, pasi do të krijohen shtete të vogla brenda Kosovës. Drejt Shtëpisë së Bardhë po shkohej vetëm me teori. /oranews