Policët përfshihen në aksident trafiku në Gjakovë, ky ështe versioni i tyre për ngjarjen

policet-perfshihen-ne-aksident-trafiku-ne-gjakove,-ky-eshte-versioni-i-tyre-per-ngjarjen

Një aksident që ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Gjakovë ka lënë të lënduar tre persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Kosovës. Policia thotë se aksidenti ka ndodhur kur vetura e policisë ka qenë duke çuar një person të arrestuar në Dubravë ndërkohë që potencojnë se janë goditur nga vetura Golf.

Lajmin për Express e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, duke e dhënë versionin e Policisë rreth ngjarjes.

“Aksident në Gjakovë, lëndohen dy policë dhe një person i arrestuar. Rreth orës 17:30 në rrugën Tirana në Gjakovë, ngasësi i automjetit Golf II duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit godet automjetin zyrtar të Policisë me ç’rast lëndime marrin dy zyrtar policor dhe një person i arrestuar i cili me vendim të Gjykatës po dërgohej në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë. Tre të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa i dyshuari si shkaktar i aksidentit është shoqëruar në Njësitin e Trafikut Rajonal për intervistim dhe procedim të mëtutjeshëm të rastit”