Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Heldt, e falënderon për ndihmën e dhënë Kosovës

osmani-priti-ne-takim-lamtumires-ambasadorin-heldt,-e-falenderon-per-ndihmen-e-dhene-kosoves

Sipas kumtesës nga Kuvendi, kryetarja Osmani e përgëzoi Ambasadorin Heldt për përfaqësimin dinjitoz të vendit të tij, Gjermanisë, në Republikën e Kosovës si dhe për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës e Gjermanisë. Ajo pohoi se me përfaqësimin e Ambasadorit Heldt partneriteti ndërmjet Kosovës e Gjermanisë është forcuar edhe më tej.

Osmani potencoi se Gjermania vazhdimisht ka luajtur një rol thelbësor në fuqizimin e institucioneve të Kosovës dhe në zhvillimin e saj.

Sipas kryetares Osmani, gjatë mandatit të Ambasadorit Heldt, përkushtimi i shtetit gjerman ndaj popullit të Kosovës është vërejtur edhe më shumë, për të cilën gjë ajo tha se populli i Kosovës do t’i mbetet gjithmonë mirënjohës atij.

Në fund, kryetarja Osmani i uroi Ambasadorit Heldt suksese në rrugëtimin e tij të mëtejmë dhe e siguroi atë që institucionet e Kosovës do të jenë mikpritëse ndaj ambasadorit në ardhje, për të vazhduar kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet shtetit gjerman dhe Republikës së Kosovës. /Rahovecnews.net/