Spanjë, COVID-19 mbyll rreth 15% e bareve, hoteleve dhe restoranteve

spanje,-covid-19-mbyll-rreth-15%-e-bareve,-hoteleve-dhe-restoranteve

Rreth 40 000 institucione hoteliere dhe restorantesh tashmë janë mbyllur përgjithmonë në Spanjë për shkak të pandemisë , si pasojë e mungesës së turistëve apo punonjësve të zyrave, theksoi sot organizata e punëdhënësve që përfaqësojnë sektorin.

Kjo shifër përbën 13% të numrit të përgjithshëm të kafeneve, bareve, restoranteve dhe hoteleve në Spanjë. Ky sektor ekonomik është thelbësor në këtë vend shumë turistik, banorët e të cilit konsumojnë shumë vakte jashtë shtëpisë së tyre, sipas federatës “Hosteleria de España”.

“Deri në fund të vitit 2020, 65 000 kompani do të duhet të mbyllen, ose më shumë se 20% e totalit. Parashikime më të këqija do të konfirmohen”, theksoi me keqardhje presidenti i federatës, Jose Luis Izuel, në një konferencë për shtyp.

“Në mes të verës dhe ndërkohë që kufijtë me Bashkimin Europian janë rihapur një muaj më parë, ka shumë pak turistë (…) në zonat e turizmit, siç është arkipelagu i Baleareve ku më pak se gjysma e bareve dhe restoranteve u rihapën më 13 korrik”, theksoi Izuel.

Bizneset gjtihashtu janë në një situatë të keqe në lagjet e zyrave të qyteteve të mëdha, të shkreta ndërsa puna nga shtëpia vazhdon të rekomandohet nga qeveria.

“Hosteleria de España” kërkon që shumë fonde që vijnë nga plani europian i rimëkëmbjes, i miratuar sot, të jetë i destinuar për të mbështetur sektorin e hotelerisë dhe restoranteve, që përbën 6% të PBB-së së Spanjës dhe rreth 9% të punësimit .

Turizmi në tërësi përfaqëson 12% të PBB-së së Spanjës, destinacioni i dytë më i madh turistik në botë pas Francës.

The post Spanjë, COVID-19 mbyll rreth 15% e bareve, hoteleve dhe restoranteve appeared first on Rahovecnews.net.