Sadikut i përfundon huazimi te Malaga

sadikut-i-perfundon-huazimi-te-malaga

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, i ka dhënë fund qëndrimit te skuadra spanjolle e Malagas.

29-vjeçari, i cili është në pronësi të Levantes, ka qenë i huazuar te ekipi nga liga e dytë spanjolle, ndërsa tash do të kthehet te klubi amë.

Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari përmes një postimi në Instagram, ku e ka falënderuar klubin, bashkëlojtarët dhe tifozët për mbështetjen.

Ai i është gëzuar mbijetesës së Malagas në ligën e dytë, ku kjo skuadër do të luajë edhe në edicionin e ardhshëm, ndërkohë që i ka uruar që të kthehet në La Liga.

Sadiku që kishte arritur të shënojë 13 gola me skuadrën e tij, ka thënë se tash është koha për pushim dhe për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm.

The post Sadikut i përfundon huazimi te Malaga appeared first on RahovesNews.