PDK e VV nuk i shkojnë Hotit në takim

pdk-e-vv-nuk-i-shkojne-hotit-ne-takim

Burime të Rahovecnews.net brenda PDK-së i kanë thënë Rahovecnews.net se kreu i kësaj partie, Kadri Veseli nuk do të marrin pjesë në këtë takim.

Edhe nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se kjo parti nuk do t’i përgjigjet ftesës së Hotit për takim me liderët politikë.

Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu,  tha se nuk do i përgjigjen ftesës së Hoti dhe se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime.

Për Vetëvendosjen, nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë, pa legjitimitet të ri përmes zgjedhjeve.

“Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa legjitimet të ri përmes zgjedhjeve. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime, e kjo qeveri, përveç se legjitime dhe jo legale, nuk është as e përgatitur dhe as nuk ka parime për këtë dialog”, tha Kryeziu.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, edhe sot ka ftuar liderët e të gjitha partive politike në vend për t’i informuar rreth Samitit të Parisit dhe takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

“Ashtu siç e kam thënë prej ditës së parë do të jem plotësisht transparent në këtë proces. Por, dialog teknik nuk ka. Ka vetëm dialog politik për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, tha Hoti të hënën kur njoftoi për ftesat drejtuar liderëve. /Rahovecnews.net/