Lutfi Haziri: Jam kundër masave të ndërmarra nga Qeveria Hoti

lutfi-haziri:-jam-kunder-masave-te-ndermarra-nga-qeveria-hoti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur përsëri kundër disa masave të ndërmarra nga Qeveria Hoti për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Haziri ka thënë se disa nga vendimet janë vendosur nën ndikimin e panikut, duke shtuar se nëse burimi i infeksionit del në një shkollë, nuk duhet të mbyllet i gjithë sistemi arsimor.

Ndërkaq rritja e numrit të rasteve me COVID-19, Haziri thotë se erdhi pas ndryshimit të sistemit të testimit.

“Rritja e numrit erdhi pas ndryshimit të testimit. Nuk u arrit me iu shpjegu publikut që tani nuk marrin mostra të kontakteve sepse më herët i kemi pasur 100 mostra pa simptoma dhe probabiliteti i testeve negative ka qenë 10 për qind i atyre që kanë pasur simptoma. Ndërkaq tash është ndërruar politika dhe me rekomandim të OBSH-së merren vetëm testet e atyre që kanë simptoma dhe probabiliteti i testeve është 50-60 për qind çdo ditë. Katër ditët e fundit ka rënë numri dhe po pritet që në javën e ardhshme pritet të mbyllet burimi i infeksionit”, ka thënë ai në KTV.

Haziri thotë se problem mbeten qytetarët në komuna e lagje të cilët janë të infektuar porse nuk kanë simptoma dhe ende vazhdojnë të lëvizin lirshëm.

The post Lutfi Haziri: Jam kundër masave të ndërmarra nga Qeveria Hoti appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.