Prokurori ende s’ka arritur në Fushë Kosovë ku djali dyshohet se masakroi babain

prokurori-ende-s’ka-arritur-ne-fushe-kosove-ku-djali-dyshohet-se-masakroi-babain

Një vrasje e rëndë ka ndodhur para më shumë se një ore në Fushë Kosovë. Atje dyshohet se djali ia ia ka prerë kokën babait me sëpatë. Por, ndonëse ka kaluar më shumë se një orë prej kur ka ndodhur vrasja, Prokurori ende nuk ka arritur në vendngjarje.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, i ka thënë Gazetës Express, se prokurori është duke shkuar në vendngjarje.

“Prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është duke shkuar në vendngjarje. Për informatat të tjera do të njoftoheni në kohë”, ka thënë Ulaj.