Çfarë shekulli amerikan?

cfare-shekulli-amerikan?

(Foreign Policy) – Një prej problemeve të argumenteve që e vajtojnë ose i gëzohen fundit të “Shekullit amerikan” është se asnjëherë nuk ka ekzistuar ai. Pavarësisht prej momentit të mbisundimin ekonomik dhe atomik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore,

SHBA-ja menjëherë u përball me sfidat strategjike të Bashkimit Sovjetik dhe pastaj nga Kina komuniste. Ishin vetëm disa prej sfidave të mëdha të amerikanëve.

Nëse për kurrgjë tjetër, qytetarët amerikanë u ndjenë më pak të sigurt nga armiqtë e huaj më 1945 sesa një dekadë më parë.

Lufta e Ftohtë nënkuptonte vazhdim të konfliktit. Pesë vjet pas dorëzimit japonez në Gjirin e Tokios, ushtarët amerikanë po luftonin përsëri në Azi. Ndërmjet viteve 1950 dhe 1953, më shumë se 33 mijë amerikanë vdiqën në Gadishullin Korean, që mbeti i ndarë afër vendit ku kishte nisur konflikti.

Qeveritë agresive dhe armiqësore në Korenë Veriore, Kinë dhe Vietnam Verior dyfishuan rrekjet për të minuar interesat amerikane, sidomos në Japoni. Senatori amerikan, Joseph McCarthy, ia mbushi mendjen shumicës së amerikanëve se komunistët ishin infiltruar në të gjitha aspektet e shoqërisë vendase. Disa besuan se ishte shekulli amerikan.koha.

The post Çfarë shekulli amerikan? appeared first on Rahovecnews.net.