Samiti i BE-së, Merkel nuk është optimiste për marrëveshjen

samiti-i-be-se,-merkel-nuk-eshte-optimiste-per-marreveshjen

Samiti i Bashkimit Europian vijon në ditën e tretë të tij pasi gjatë dy takimeve pararendëse nuk u ra dakord për mënyrën e shpërndarjes së ndihmave financiare.

“Me gjasa nuk do të arrijmë në dakordësi as sot”, tha para takimit Kancelarja gjermane Angela Merkel. “Ekziston vullneti i mirë, por ka edhe mjaft ndasi. Do të bëj sa të mundem por kam përshtypjen se nuk do të arrijmë dot aty ku duam”.

Ngërçi qëndron në bllokun e vendeve veriore të prira nga Holanda të cilat nuk janë dakord për një grant por kërkojnë që shuma e cilësuar si Fondi i Rimëkëmbjes të jetë një borxh që i shpërndahet vendeve anëtare.

Pandemia e ka goditur rëndë eurozonën dhe ka shkaktuar dëme ekonomike që nuk ishin parë që prej kohës së Luftës së Dytë Botërore. Për këtë arsye edhe drejtuesit e 27 vendeve anëtare u mblodhën në Bruksel nën masa të rrepta sigurie për shkak të Covid-19 për të menaxhuar lëvrimin e një ndihme parësore prej 750 miliardë eurosh që do pasohet më vonë nga politika e rimëkëmbjes përgjatë viteve 2021-2027 me një vlere shtesë prej 1 trilion eurosh.

 

The post Samiti i BE-së, Merkel nuk është optimiste për marrëveshjen appeared first on Rahovecnews.net.