Një vit nga dorëheqja e Haradinajt nga posti i kryeministrit

nje-vit-nga-doreheqja-e-haradinajt-nga-posti-i-kryeministrit

Këtë vendim ai e bëri publik gjatë një mbledhje të rregullt të Qeverisë së Kosovës. Arsyeja e dorëheqjes ishte sepse ai kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

“Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”, kishte thënë Haradinaj.

Ai po ashtu kishte deklaruar se nderi i postit të kryeministrit duhet të ruhet dhe se ai do të paraqitet në Hagë për intervistim.

“Shteti im është Kosova, Kosova e paprekshme, me multi-etnicitet, me shumëgjuhësi, me territor e kufij. Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo ‘Dodik Republika’ janë të papranueshme”, kishte potencuar Haradinaj.

Haradinaj ndër të tjera kishte thënë se dorëheqja e tij është e parevokueshme. /Rahovecnews.net/