Haradinaj-Stublla: MPJD e përkrah Hotin për të dialoguar për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë

haradinaj-stublla:-mpjd-e-perkrah-hotin-per-te-dialoguar-per-arritjen-e-njohjes-reciproke-me-serbine

Ajo përmes një shkrimi në Facebook thotë se MPJD e përkrah Kryeministrin Hoti dhe ekipin gjithëpërfshirës të Republikës së Kosovës, për të dialoguar për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë.

Postimi i saj:

Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, i njohur nga gati 2/3 e botës, dhe e anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare e rajonale.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, NUK ka asnjë marrëveshje as zotim ndaj Serbisë, dhe aq më pak për të hequr dorë nga avancimi e forcimi i subjektivitetit të saj ndërkombëtar!

MPJD e përkrah Kryeministrin Hoti dhe ekipin gjithëpërfshirës të Republikës së Kosovës, për të dialoguar për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë duke respektuar dy parimet e panegociueshme: integritetin territorial dhe rendin kushtetues.

Çdo përpjekje për devijim nga këto dy parime do të dështojë, siç edhe kanë dështuar në të kaluarën.