Në qytetin e Gjilanit një punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës ka vdekur sot si pasojë e koronavirusit. Vetëm sot në këtë komune kanë vdekur tre persona.
Pacienti ishte 46 vjeçar dhe vdiq para pak minutash, i cili ishte shtri mbrëmë në spital.
Lajmin e ka konfirmuar për mediafokus dr Ukshin Ismajli, drejtor klinik në Spitalin e Gjilanit, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një pacient me inicialet A.Z. (1974).
Sot janë raportuar dy vdekje tjera në Gjilan si pasojë e koronavirusit, ndërkohë sipas të dhënave të Institutit të Kombëtar të Shëndetësisë, janë shënuar 6 vdekje në 24 orët e fundit në nivel vendi.
Numri të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 131.
The post Tre persona humbën jetën sot në Gjilan nga Koronavirusi, pacienti i fundit ishte 46 vjeçar appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.