Thaçi sonte flet për katër ditët në Hagë

thaci-sonte-flet-per-kater-ditet-ne-hage

Thaçi ka qëndruar 4 ditë në Hagë ku është intervistuar për plot 6 orë në secilën ditë nga prokurorët e Hagës, shkruan Rahovecnews.net.

Se për çfarë është intervistuar presidenti Thaçi në Hagë dhe si ka shkuar i gjithë procesit do të kuptohet sonte në ora 20:00 kur ai do t’iu drejtohet qytetarëve.

Para intervistimit të tij në Hagë, presidenti Thaçi ka deklaruar se qëndron atje për të mbrojtur atë për të cilën gjithmonë ka ëndërruar Kosovën e pavarur dhe të lirë.

Gjatë kthimit të tij në Kosovë, presidenti është pritur në pikën kufitare në Morinë nga një numër i madh i njerëzve që kanë dalë në përkrahje të tij.

“Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju! HTH (Foto: Astrit Ibrahimi)”, ka shkruar Thaçi. /Rahovecnews.net/