Policia jep detaje rreth përleshjes me thika mes të rinjve në Gjakovë

policia-jep-detaje-rreth-perleshjes-me-thika-mes-te-rinjve-ne-gjakove

Një përleshje me thika mes disa të rinjve ka ndodhur dje në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi”, në Gjakovë. Në këtë përleshje janë përfshirë gjashtë persona, një prej të cilëve është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy mjete të mprehta, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë rrahjes.

Me vendim të prokurorit, pestë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pas një mosmarrëveshje janë përleshja në mes vete. Dyshohet se gjatë rrahjes janë përdorur mjete të mprehta, ku në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy mjete të mprehta. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit, pestë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./