Është e prekur me koronavirus, shtrihet në spital një nga femrat më të bukura në botë

eshte-e-prekur-me-koronavirus,-shtrihet-ne-spital-nje-nga-femrat-me-te-bukura-ne-bote

Një nga femrat më të bukura në botë shtrohet në spital me Covid-19.

Ish Miss Bota, Aishëarya Rai Bachchan, e quajtur shpesh “një nga gratë më të bukura në botë” është shtruar në spital në Indi, e sëmurë me COVID-19 së bashku me vajzën e saj tetë-vjeçare.

Superstari industrisë indiane kinematografike Bollyëood, së bashku me të gjithë familjen e saj janë në spitalin Nanavati në Mumbai.

Javën e kaluar u zbulua bashkëshorti i saj Abhishek Bachchan dhe vjehrri Amitabh Bachchan, gjithashtu aktorë të famshëm, ishin shtruar në spital.

Aishëarya Rai, e cila ka luajtur dhe në filmin e Hollëood “The Pink Panther 2,” ishte më herët në izolim në shtëpi para se gjendja të përkeqësohej.

Dje India kaloi 1 milionë raste me COVID-19 duke u bërë vendi i tretë më i infektuar i botës pas Brazilit dhe SHBA, sipas BBC.