Qalaj: 4 mijë policë janë të angazhuar për luftimin e koronavirusit

qalaj:-4-mije-police-jane-te-angazhuar-per-luftimin-e-koronavirusit

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se 4 mijë policë janë të angazhuar për luftimin e koronavirusit.

Ai ka thënë se me angazhim të institucioneve dhe disiplinë të qytetarëve, do të arrihet që të ketë situatë më të lehtë.

“Policë të Kosovës të angazhuar janë 4 000 dhe ky angazhim po jem rezultate. Është përmirësuar gjendja, por ende nuk është në nivelin e dëshiruar”.

“Policia është duke punuar bashkë me inspektorët dhe do të vazhdojë ky bashkëpunim. Ne jemi të angazhuar mjaft shumë edhe nëpër rrugë rreth asaj se si duhet që qytetarët t’i respektojnë masat”.

“Jemi duke shfrytëzuar edhe Kodin Penal që rastet në fjalë t’i trajtojmë edhe nga aspekti penal në mënyrë që t’i bindim qytetarët që t’u përmbahen masave”.

Qalaj këto komente i bëri në konferencë e ministrisë së Shëndetësisë ku u bënë publike të dhënat për të infektuarit me Coronavirus.