Në moshë të re vdes Polici i Kosovës, raportohet se ishte i prekur me Koronaviurs

ne-moshe-te-re-vdes-polici-i-kosoves,-raportohet-se-ishte-i-prekur-me-koronaviurs

Polici Ilir Gjokaj ka vdekur në moshë të re. Aktualisht po raportohet në media se polici Gjokaj ka qenë i prekur me Covid-19.

Mediat raportojnë se edhe pse në moshë të re, vdekja e tij erdhi si rezultat i koronavirusit.
Polici Ilir Gjokaj që ka vdekur sonte është rreth 40 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e tij në rrjetet sociale ndërkohë që po raportohet se ai ka qenë i prekur me Covid-19.

Gjokaj ishte me prejardhje nga Gjakova më saktë nga fshati Skivjan.

“U prefsh ne paqe Axhoshi jam Ilir Gjoka Inshallah Zoti t shperblen me Xhehnet” ka shkruar në facebook një i afërm i tij.

Ilir Gjokaj ka shërbyer në Stacionin Policor të Gjakovës.

Gjithashtu thuhet se Gjokaj ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

The post Në moshë të re vdes Polici i Kosovës, raportohet se ishte i prekur me Koronaviurs appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.