Revolta qytetare për takimin Hoti – Vuçiq në Bruksel

revolta-qytetare-per-takimin-hoti-–-vuciq-ne-bruksel

Në Facebook tashmë po qarkullon një video prekëse, ku shihen pamje të masakrave serbe dhe përmendet edhe vendlindja e kryeministrit Hoti, Rahoveci, i cili ka rreth 1,000 viktima shqiptare të luftës në vitet 1998-1999.

“Serbia i kreu mbi 400 masakra në Kosovë dhe ende nuk i ka kthyer as trupat e shqiptarëve të masakruar. Vendlindja e Avdullah Hotit, Rahoveci, i ka afër 1000 viktima shqiptare të luftës”, thuhet ndër të tjera në këtë video, duke vazhduar më tej se me dosjet e Serbisë eliminohet nga dialogu lidershipi i UÇK-së, ku po gjykohen çlirimtarët e Kosovës dhe po amnistohen kriminelët e Serbisë.

Kjo video përfundon duke thënë se Avdullah Hoti ka vendosur të takohet me ish-Ministrin e Propagandës së Millosheviqit, mohuesin e gjenocidit në Bosnje dhe Kosovë, Aleksandër Vuçiq, për të dialoguar rreth kthimit të 200 mijë serbëve të zhvendosur nga Kosova.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i kishte ndërprerë bisedimet në Bruksel kur ishte vrarë politikani i vetëm serb jashtë kontrollit të tij, Oliver Ivanoviq, përkundër që dyshimet ishin se vrasja ishte bërë me porosi të Beogradit dhe të dyshuarit kryesorë ishin serbë.

Vuçiq nuk kishte hezituar që t’i ndërpriste bisedimet për arsyet e veta politike dhe interesin shtetëror, duke u munduar edhe fajin që t’ua hidhte shqiptarëve.