Aksidentohen dy vetura në afërsi të Aeroportit të Prishtinës

aksidentohen-dy-vetura-ne-afersi-te-aeroportit-te-prishtines

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe kanë mbetur të lënduar dy persona.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në fshatin Vragoli, në ora 16:05, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi.