Sali Berisha reagon pasi zv-kryeministrja Balaj kërkoi pezullimin e taksës në Rrugën e Kombit

sali-berisha-reagon-pasi-zv-kryeministrja-balaj-kerkoi-pezullimin-e-takses-ne-rrugen-e-kombit

E fundit që ka kërkuar në Tiranë nga qeveria shqiptare, pezullimin e taksës është zv/kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj. Kjo e fundit në takimin e zhvilluar të hënën në Tiranë më zv/kryeministrin Erion Braçe ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të pezulloj për dy muaj, deri më 15 shtator taksën në Rrugën e Kombit për të gjithë qytetarët e Kosovës, transmeton Rahovecnews.net.

Ndaj kësaj kërkese ka reaguar ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili në rrjetin social në “Facebook” ka dhënë një këshillë miqesore për qeverinë e Kosovës.

Ai ka thënë se heqja e taksës antikombëtare në Rrugën e Kombit kërkojeni aty ku u vendos që sipas tij, është bërë në Beograd.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Nje keshille miqesore per qeverine e Kosoves!

Heqjen e takses antikombetare ne rrugen e Kombit kerkojeni aty ku u vendos ne Beograd.

Taksen e vendosi Zografi Bis me urdher te Beogradit ne kuadrin e luftes se ftohte te Tiranes kunder Prishtines.

Viktime e ketij urdheri rane edhe rrethet e veriut, Kukesi, Hasi dhe Tropoja, te cilat Zografi Bis ne traditen e tij aterore i urren per vdekje.

Ne keto tre rrethe investimi i vetem qe Zografi Bis ka bere hedhjen e asfaltit ne 10 km te segmentit te fundit te rruges B Curri – Valbone, ne te cilat ishte hedhur stabilizanti.

Me falni harrova edhe aeroportin e Kukesit por ate e kishte vetem ne 3D. sb /Rahovecnews.net/