Pacienti nga Vushtrria i prekur me COVID-19: S’kam besuar në këtë virus, por qenka armik i fshehtë

pacienti-nga-vushtrria-i-prekur-me-covid-19:-s’kam-besuar-ne-kete-virus,-por-qenka-armik-i-fshehte

Një nga tetë pacientët e prekur me koronavirus, i shtrirë në Spitalin Rajonal të Vushtrrisë, ka thënë se personalisht nuk ka besuar se ky virus ekziston derisa është infektuar.

Ai ka thënë se problemet kryesore që ia ka shkaktuar Covid-19 janë pengesa në frymëmarrje dhe temperatura e lartë.

“Nga e shtuna jam kështu, tash jam më mirë.

Me frymëmarrje kam problem që dy-tre ditë”, është shprehur ai.

“Armik i fshehtë ishte, nuk kam besuar as unë, por tash besoj se më ka zënë”.