Gjakovë: Kapen në flagrancë tre persona duke vjedhur kabllo elektrike

gjakove:-kapen-ne-flagrance-tre-persona-duke-vjedhur-kabllo-elektrike

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës dje në Gjakovë.

“Gjakovë 14.07.2020-13:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë kapur në flagrance duke vjedhur një kabllo elektrike të cilën e kishin nxjerr nga toka. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.