“Ka mundësi që 99% të deputetëve të Kosovës janë infektuar me koronavirus”

“ka-mundesi-qe-99%-te-deputeteve-te-kosoves-jane-infektuar-me-koronavirus”

Deputetja e LDK’së, Besa Gaxherri ka thënë se ka shumë mundësi që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës janë infektuar me koronavirus.

Kështu deklaroi ajo sot në seancën e Kuvendit, ku shtoi se duhet të testohen të gjithë deputetët.

“Unë mendoj se të gjithë deputëtët janë të ekspzozuar ndaj COVID-it dhe duhet të gjithë deputetët me u testu. Ish dashtë këtu me qenë ekipi shëndetësor dhe të gjithëve me na testu. Asnjë deputet këtu nuk është që s’e ka shancën 99% me qenë i infektuar. Dhe prandaj ish dashtë me qenë ata këtu, me na i marrë mostrat, jo me shku ne nëpër Infektiva atje ose nëpër ku ta di unë, por të gjithë këtu të testohemi, ta shohim kush është i infektuar dhe të marrim masa”, ka thënë ajo.

Gaxherri gjithashtu ka treguar se ka kërkuar që të testohet për koronavirus, por se kjo gjë nuk ka ndodhur ende

The post “Ka mundësi që 99% të deputetëve të Kosovës janë infektuar me koronavirus” appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.