​Haradinaj-Stublla: Kroacia me rol kyç dhe strategjik për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës

​haradinaj-stublla:-kroacia-me-rol-kyç-dhe-strategjik-per-të-ardhmen-euro-atlantike-te-kosoves

Siç njofton kumtesa ministrore, derisa ka rikonfirmuar rëndësinë e marrëdhënieve bileterale ndërmjet dy shteteve ministrja Haradinaj – Stublla ka vlerësuar se Republika e Kosovës është me fat që në procese të rëndësishme e ka pasur gjithmonë në krah shtetin kroat.

Ndërsa ka shtuar se “mbështetja e Kroacisë ka rol kyç dhe strategjik në të ardhmen Euro-Atlantike dhe është dëshmi se e kaluara dhe e ardhmja jonë është e lidhur ngushtë”.

Në kuadër të video konferencës, ministrja Haradinaj – Stublla dhe ambasadorja Barišić, janë dakorduar që të intensifikohet partneriteti dypalësh në të gjitha dimensionet, përfshirë edhe luftën e përbashkët anti-Covid 19.